Atlas Energy

Rreth Nesh

Rreth nesh

Atlas Energy, pjesë e AtlasCorp, u themelua në vitin 2019 me vizionin për të qenë një aktor kyç në tranzicionin energjetik kombëtar dhe për të garantuar prodhimin e energjisë së pastër nga burime të qëndrueshme.

Në vetëm pak vite, kompania është pozicionuar si një ndër kontribuesit kryesorë në zhvillimin e kapaciteteve hidro dhe fotovoltaike në Shqipëri.

Sot, Atlas Energy operon katër hidrocentrale funksionalë, të pajisur me infrastrukturë moderne që siguron rendiment të lartë dhe ndikim minimal në mjedis. Paralelisht, kompania ka nisur zhvillimin e parqeve diellore, duke synuar një kapacitet të përgjithshëm prej 100 MË dhe prodhim vjetor mbi 250 GWh energji të pastër.

Si krah energjetik i Atlas Corporation, ne ndërtojmë një platformë të qëndrueshme gjenerimi dhe investimi që mbështet objektivin e grupit: net-zero konsumi deri në 2030 përmes projekteve fotovoltaike në njësi operative dhe rritjes graduale të kapaciteteve të reja.

Energjia jonë shitet te OSHEE, ndërsa vizioni i deritanishëm është kurorëzuar investime pafund dhe një plan për t’u bërë lojtar kyç në rajon.

Çfarë ofrojmë?

Ne prodhojmë dhe menaxhojmë energji të rinovueshme nga burime të pastra:

Energji nga Uji (Hidrocentrale)

Operojmë disa hidrocentrale në Kukës dhe Burrel, duke përdorur rrjedhën natyrore të lumenjve për të prodhuar energji të pastër, pa ndikuar negativisht në mjedis. Këto projekte mbështesin zhvillimin lokal dhe sigurojnë furnizim të qëndrueshëm me energji.

Instalojmë sisteme fotovoltaike në ambiente industriale, siç është Atlas Mills. Kemi gjithashtu në zhvillim një sërë projektesh të tjera diellore, që do të kontribuojnë në diversifikimin e burimeve të energjisë në vend.

Menaxhojmë të gjithë ciklin e zhvillimit të një projekti energjetik: nga identifikimi i vendndodhjes (tokë apo çati), studimet e fizibilitetit dhe lejet, deri te lidhja me rrjetin elektrik, sigurimi i financimit dhe ndërtimi (EPC management).

Sigurojmë funksionim të vazhdueshëm dhe efikas të impianteve përmes monitorimit në kohë reale, mirëmbajtjes parandaluese dhe ndërhyrjeve të shpejta kur nevojitet, si dhe raportimit të performancës.

Jemi në proces për të hyrë në tregun e lirë të energjisë, përmes licencave për tregtim, menaxhimit të portofolit energjetik dhe nënshkrimit të marrëveshjeve afatgjata me partnerë.

Historiku i Zhvillimit

Atlas Energy vijon zhvillimin e saj energjitik vit pas viti.

2019

HEC Tërfoja

Atlas Energy zhvilloi dhe vuri në funksion energjitik HEC Tërfoja, duke forcuar portofolin e saj në energjinë hidrike dhe duke kontribuar në prodhim të qëndrueshëm energjie në nivel kombëtar.

2021

HEC Shutri

Me HEC Shutri, Atlas Energy zgjeroi kapacitetet e saj në energjinë e rinovueshme, duke realizuar një projekt të fokusuar në efikasitet, përgjegjësi mjedisore dhe stabilitet afatgjatë.

2022

Atlas Solar Farm

Atlas Energy hyri në sektorin e energjisë diellore me zhvillimin e Atlas Solar Farm, duke shënuar një hap strategjik drejt diversifikimit të burimeve të saj energjetike.

2023

South Farm

( Në zhvillim )

South Farm përfaqëson vazhdimin e investimeve të Atlas Energy në zgjidhje inovative, aktualisht në zhvillim për të përmbushur kërkesën në rritje për energji të pastër.

2024

HEC Bicaj

HEC Bicaj forcon angazhimin e Atlas Energy në energjinë hidrike, duke shtuar kapacitete të reja përmes infrastrukturës moderne dhe performancës së qëndrueshme.

2026

Coming Soon

( Në zhvillim )

Atlas Energy po përgatit projektin e saj të radhës, i fokusuar në avancimin e prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe mbështetjen e tranzicionit energjetik në rajon.

Misioni

Misioni ynë është të garantojmë energji të sigurt dhe të qëndrueshme për çdo familje, biznes dhe institucion shqiptar. Të investojmë në teknologji të gjelbërta dhe të avancuara që ulin emetimet, rrisin eficencën dhe mbrojnë natyrën.

Vizioni

Të bëhemi një pikë referimi në rajon për prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore një kompani që kombinon teknologjinë, ekspertizën dhe përgjegjësinë shoqërore për të ndërtuar një të ardhme të pastër për Shqipërinë dhe rajonin. Të punojmë duke u bashkuar me vizionin e Shtetit Shqiptar për tu kthyer në një eksportues të energjisë në rajon dhe Europë.

Mesazhi i Presidentit

Në Atlas Corporation, ne besojmë se energjia nuk është vetëm një sektor i ekonomisë.

Energjia është themeli i zhvillimit modern, vazhdimësisë industriale dhe qëndrueshmërisë kombëtare. Për këtë arsye, qasja jonë ndaj Atlas Energy ka shkuar gjithmonë përtej prodhimit të thjeshtë. Ne kemi ndërtuar një kompani ku familjet, bizneset dhe institucionet mund të mbështeten çdo ditë, me kapacitetet dhe konsistencën operacionale të nevojshme për një furnizim të qëndrueshëm dhe efikas.

Gjatë viteve, Atlas Energy është zhvilluar si një platformë e besueshme në sektorin energjetik duke mbetur e fokusuar në performancë dhe stabilitet afatgjatë. Ajo e kupton se në energji, vazhdimësia, efikasiteti dhe përgjegjësia janë thelbësore. Një ndërprerje në furnizim apo një sistem joefikas mund të ndikojë drejtpërdrejt në ekonomi dhe komunitete të tëra. Për këtë arsye, Atlas Energy përfaqëson seriozitet, stabilitet dhe vlerë reale.

Si pjesë e Atlas Corporation, Atlas Energy mbështetet nga një vizion më i gjerë afatgjatë. Ne po ndërtojmë një grup kompanish në sektorë thelbësorë për ekonominë, përfshirë energjinë, zhvillimin dhe fusha të tjera strategjike. Brenda këtij vizioni, Atlas Energy luan një rol qendror duke lidhur teknologjinë moderne me nevojat reale për energji dhe burimet e rinovueshme me qëndrueshmërinë afatgjatë.

Forca e Atlas Energy nuk qëndron vetëm në kapacitetin apo projektet e saj, por në besimin e ndërtuar me kalimin e kohës. Besim nga komunitetet që varen nga energjia e qëndrueshme dhe nga partnerët që kërkojnë vazhdimësi dhe përgjegjësi. Këto janë vlerat që ne forcojmë çdo ditë.

Duke parë përpara, ambicia jonë është e qartë: të zhvillojmë Atlas Energy si një nga platformat kryesore energjetike në Shqipëri dhe në rajon, më të avancuar, më të qëndrueshme dhe gjithnjë e më të rëndësishme për të ardhmen energjetike të tregjeve që shërben.

Ky është standardi që ne besojmë. Dhe kjo është përgjegjësia që mbajmë.

Dervish Domi
President & Kryetar i Bordit, Atlas Corporation

Vlerat Tona

Qëndrueshmëri

Veprojmë me përkushtim për të mbrojtur mjedisin dhe për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme për brezat që vijnë.

Inovacion

Përdorim teknologji moderne dhe zgjidhje inteligjente për të maksimizuar eficencën dhe për të prodhuar energji të pastër.

Përgjegjësi

Çdo vendim që marrim bazohet në etikë, transparencë dhe respekt ndaj komunitetit e natyrës.

Bashkëpunim

Besojmë në fuqinë e partneriteteve afatgjata dhe punës në ekip për të arritur objektiva të përbashkëta zhvillimi.